Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Klinika e Onkologjisë organizon takim përshëndetës për Dr.Gëzim Hodolli, Ekspertin e Fizikës Mjekësore

Gjatë ditës së sotme, stafi i Klinikës së Onkologjisë ka organizuar një ndej rasti për të falënderuar dhe shprehur mirënjohjen e tyre për kontributin e dhënë të prof.Ass.dr.Gëzim Hodollit.

Dr. Hodolli si Ekspert i Fizikës Mjekësore ka shërbyer në Tele e Brahiterapi në QKUK për më shumë 10 se vite.

Ai së fundi dha dorëheqjen e tij nga pozita e Ekspertit të Fizikës Mjekësore, dhe si pasojë tani në Klinikën e Onkologjisë kanë mbetur vetëm edhe 4 Ekspert të kësaj lamije deficitare.

Me këtë raste kolegët e tij kanë përmendur edhe disa nga kontributet e tij më të mëdha, pjesë e të cilave ishte edhe hapja e Brahiterapisë dhe trajtimi i pacientëve me IMRT për herë të parë në Kosovë.

Angazhimi i tij në përmirësimin e trajtimit të pacientëve dhe në ndihmën e të tjerëve për të kuptuar thellësinë e radioterapisë ka lënë një ndikim të madh. Me profesionalizmin e tij dhe angazhimin multidisciplinar bëmë shumë arritje: si hapjen e Brahiterapisë dhe trajtimin e pacientëve me IMRT për herë të parë në Kosovë“, thanë stafi i Fizikës Mjekësore.

Për fund ata i uruan suksese dhe e falendëruan Dr. Hudollin për çdo hap që ka ndërmarrë drejt avancimit të Fizikës Mjekësore në Kosovë.

“Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për avancimin e Fizikës Mjekësore në Kosovë dhe për ndihmën e vazhdushme që keni ofruar në menyrë që pacientët të marrin trajtim të dinjitetshëm. Suksese të mëtejshme në sfidat e reja që ju presin prof.Gëzim Hodolli! Do na mungosh gjithmonë!”, u shpreh, Shërbimi i Fizikës Mjekësore – QKUK.

Youtube

Arkiva

Kategoritë