Gjatë ciklit menstrual, substancat hormonale (prostaglandinat) shkaktojnë kontraktimet e muskujve të mitrës. Nivele më të larta të kësaj substance shoqërohen me dhimbje të forta barku ose të shtyllës kurrizore.
Për vajzat fatlume, këto ditë të muajit kalojnë pa u ndjerë aspak, por për pjesën tjetër dhimbjet bëhen të tmerrshme e të padurueshme. Nëse bëni pjesë në grupin e dytë, këto ushtrime me bazë yoga, aspak të komplikuara, mund t’ju ndihmojnë sadopak. Marrin vetëm 5 minuta nga koha juaj.
1. Forward Bend
– Qëndroni drejt me këmbët e bashkuara dhe merrni frymë thellë.
– Ngrini krahët lart ngadalë dhe vendosini përpara trupit duke u përkulur deri sa të arrini te këmbët.
– Qëndroni kështu për 1 minutë.
2. Supported Half-Moon
– Qëndroni në anën tuaj të majtë, përballë një muri.
– Bëni ngadalë përpara, duke sjellë majat e gishtave të dorës së majtë drejt dyshemesë. Në të njëjtën kohë, ngrini këmbën e djathtë pas jush.
– Përpiquni ta mbani këmbën e djathtë në drejtim të njëjtë me pjesën tjetër të trupit.
– Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, ndryshoni anën dhe bëni të njëjtën gjë.
3. Head to Knee
– Uluni me një këmbë të shtrirë dhe tjetrën të përthyer.
– Merrni frymë thellë dhe ngrini krahët lart.
– Teksa lëshoni frymën, ulini krahët dhe përkulni trupin drejt këmbës.
– Qëndroni kështu për 30 sekonda. Më pas, me këmbën tjetër, bëni të njëjtën gjë.
4. Wide-Angle Forward Bend
– Shtrihuni me këmbët e hapura dhe përpiquni të tërhiqni përpara krahët sa më shumë të mundeni.
– Qëndroni kështu për 1 minutë.
5. Reclined Bound Angle Pose
– Uluni në dysheme me një batanije të mbështjellë përgjatë gjatësië së shpinës dhe mbani një jastëk në fillim.
– Përkulni gjunjët duke bashkuar thembrat e këmbëve dhe më pas, ngadalë vendosni shpinën tuaj mbi batanije dhe
kokën mbi jastëk.
– Mbani dhe lëshoni frymën vazhdimisht dhe në fund pushoni në atë pozicion për 1 minutë.