Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Mungesa e zinkut mund të jetë shumë e rrezikshme për trupin tonë

Zinku është një nga mineralet më të rëndësishme dhe si i tillë është i nevojshëm për funksionimin normal të organizmit, si dhe të gjithë sistemit imunitar. Kur nuk mjafton dhe nuk e dimë me kohë, mund të shfaqen probleme serioze shëndetësore, si për shembull: eshtra të brishtë, rënie të menjëhershme të imunitetit, probleme kardiovaskulare e të ngjashme.

Në shumicën dërrmuese të rasteve, mungesa e zinkut shfaqet kryesisht tek ata njerëz që nuk ndjekin një dietë të rregullt dhe të ekuilibruar. Nga ana tjetër, një rol të madh në këtë luajnë edhe disa zakone të tjera jo të shëndetshme si duhani apo konsumimi i tepërt i alkoolit apo kafesë, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Por si mund ta kuptojmë më lehtë se kemi probleme me mungesën e këtij minerali të rëndësishëm? Edhe pse nuk është gjithmonë e thjeshtë sepse janë të ngjashme me disa probleme të tjera shëndetësore, përcjell Index.hr.

Shenjat më të zakonshme që tregojnë se trupit tonë i mungon zinku janë:

Çrregullime të rritjes
Rënia e flokeve
imuniteti më i dobët
anoreksi
luhatje të papritura të humorit
prirje për depresion
humbje e oreksit
çrregullime të shijes dhe nuhatjes
shërimi i ngadalshëm i plagëve
zmadhimi i prostatës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë