Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pinea Medical Center ofron 60% zbritje për të gjitha gratë në moshën e menopauzës

Shpresojmë që Dita Botërore e Menopauzës të shërbejë për të nxjerrë në pah rëndësinë në rritje të çështjeve shëndetësore në menopauzë, si dhe për të inkurajuar gratë që të flasin me mjekët për menopauzën dhe efektet e saj afatgjate.

Çfarë është menopauza?

Menopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet ndalojnë, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Me rënien e nivelit të hormoneve, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta derisa ndalojnë fare dhe me rënien e nivelit të estrogjeneve fillojnë edhe problemet me shëndetin e gruas si: kardiovaskulare,Osteoporoza, DM type ll, çrregullimet e funksionit të gjëndrrës tiroide, çrregullimet të shendetit seksual, Depresioni etj, por risku më i madh në perimenopauz dhe menopauz mbetet Osteoporoza, prandaj është me rëndësi të veçanët të bëhen kontrolle dhe check up-e sistematike:
-Matja e nivelit të vitaminës D në serum
-Matja e nivelit të Calciumit
-Kontrollet gjinekologjike dhe PAPA testi
-Matja e densitetit të kockës etj.

Në ditën boterore të Menopauzes “Pinea Medical Center” ofron përcaktimin e
Vitaminës D dhe nivelit të Calciumit, prandaj ofron zbritje ekskluzive me 60% zbritje nga
20 € ne 8 € dhe kjo zbritje do vlejë deri në fund vit për të gjitha femrat në moshën e
menopauzës ose moshën e mesme.

Përdorni kodin “Familja Jonë” dhe kontaktoni në nr e kontaktit:
048-185-185

Pinea Medical Center, partner me shëndetin tuaj!

Youtube

Arkiva

Kategoritë