Shoqata e Onkologëve të Kosovës (ShOK) ka shënuar Ditën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Shoqatës së Onkologëve, Arben Bislimi, tha se zbulimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë, prandaj edhe duhet që të rritet numri i kontrollova.
Sipas tij, duhet që të vetëdijesohet të gjitha gratë që pas moshës 40 vjeçare të bëjnë mamografinë.
“Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sot është mbajtur edhe një aktivitet për të cilin flasin për ndërgjegjësimin e kësaj sëmundje”.
“Prej moshës dyzetë e sipër, duhet të bëjnë një mamonografi, që të zbulojnë sa më herët këtë sëmundje që kështu në vazhdimësi jemi me këto fushata, por jo vetëm sepse ne duhet ta rrisim këtë nivel të vetëdijes”.
Drejtoresha e shoqatës “Renesanca”, Violeta Pirana, tha se brengosëse mbetet fakti që një pjesë e madhe e të prekurve me këtë sëmundje janë në stadet e rënda e që mungojnë një ilaç i cili është i nevojshëm për këta pacientë.
“Këtë event jam bashkuar nga shkaku së neve na brengosë si shoqatë avukuese. Sa i përket pacientëve të kancerit të gjirit numër është në rritje edhe gjëja më e keqe që na brengosë është së shumë pacientë të cilët i kemi në listë veç janë në stadet stazike, ku në Kosovë mungon një ilaç i cili nevojitet për këta të sëmur për ta zgjatur jetën ku dhe varët jeta e tyre nga këto ilaçe”.
Destan Azem, onkolog, tha se po punohet me të gjitha kapacitete për vetëdijësimin e popullatës, raporton EO.
“Ne punojmë gjate gjithë vitit më pacientë më kancer të gjirit, kjo është një fushatë që e bëjmë me i vetëdijesua popullatën tonë, për me i deduktua sëmundjet e veta”./EO/