14 Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, janë furnizuar me vaksinën kunder gripit sezonal. Drejtori për shëndetësi në komunën e Prishtinës Izet Sadiku ka bërë të ditur se kryeqyteti aktualisht ka në administrim 6.700 doza të kësaj vaksine.
“14 Qendra të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet, janë furnizuar me vaksinën kundër gripit sezonal dhe ju mund të vaksinoheni çdo ditë pune. Në administrim Kryeqyteti aktualisht ka 6.700 doza të kësaj vaksine. Të dashur qytetarë, ju ftojmë që të vaksinoheni, sidomos, të moshuarit, personat me sëmundje kronike, fëmijët nën moshën pesë vjeçare, gratë shtatzëna “, ka shkruar Sadiku në Facebook