Njerëzit që marrin barna të njohura për humbje peshe, si Ozempic ose Wegovy, mund të jenë në një rrezik të shtuar të problemeve të rënda të stomakut, zbulon hulumtimi i publikuar të enjten në “Journal of the American Medical Association”.
Raporti i shkurtër është studimi i parë i këtij lloji, thonë studiuesit, për të vendosur një lidhje midis përdorimit të barnave të tilla për humbje peshe dhe rrezikut të kushteve të tilla gastrointestinale.
“Edhe pse e rrallë, incidenca e këtyre ngjarjeve negative mund të ndodhë. E kam parë të ndodhë”, tha autori kryesor Mohit Sodhi, një student i mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit British Columbia në Vankuver.
Ilaçet u krijuan fillimisht për të ndihmuar njerëzit me diabet të tipit 2 të menaxhojnë nivelet e sheqerit në gjak, por më vonë u zbuluan se ishin efektive për humbjen e peshës, raporton NBC news.
Ato mund të çojnë në efekte anësore gastrointestinale, duke përfshirë dhimbje barku, të përziera dhe të vjella, siç tregohet në provat klinike dhe shënohet në etiketat e barnave.
Në gusht, kompania e cila prodhon dy prej këtyre ilaçeve, Novo Nordisk, u padit për pretendimet se Ozempic shkaktoi paralizën e stomakut të një gruaje.