Mot me diell parashihet të mbajë në pjesën e parë të ditës të së dielës, teksa gjatë pasdites pritet shtim i vranësirave.
Siç është bërë e ditur, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë më e fuqishme, me shpejtësi prej 20-53 km/h.