Për herë të parë këtë vit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të realizohet rikonstruktimi i gjirit te gratë me kancer.
Ky shërbim është duke u mundësuar përmes paisjeve të cilat do të mbulohen nga buxheti i shtetit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se realizimi i një shërbimi të tillë në QKUK është përkrahje shumë e madhe për gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.
“Në këtë muaj të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit kemi paraparë disa aktivitete ne si Ministri e Shëndetësisë duke filluar nga sensibilizimi i kësaj sëmundje te qytetaret në mënyrë që të zbulohet sa më herët dukr vazhduar pastaj me blerjen e aparaturave diagnostike dhe me terapi qoftë medikamentoze qoftë radioterapi për gratë e prekura, duke e përmbyllur këtë edhe me mundësinë për rikonstruktimin e gjirit”, tregoi ai.
Tutje sipas Vitisë ky shërbim do të ulë shpenzimet me të cilat përballen gratë që vuajnë nga kjo sëmundje.
“Kjo procedurë ka qenë e munguar deri tash gjë të cilën shumë qytetare tona është dashur ta bëjnë në institucine private dhe që ka kushtuar diku nga në 3000-6000 euro. Deri tani jane sjell 100 implante në Klinikën e Kirurgjisë Plastike numër i cili pritet të shtohet cdo vit“, njoftoi Ministri.
Kanceri i gjirit është patologjia malinje më e shpeshtë te gratë me rreth 32% të të gjithë tumorëve malinj që prekin ato.Brenda vitit numri i grave që kërkojnë ta realizojnë rikonstruktimin e gjirit është 200.