Sot filluan punimet dy ditore të Simpoziumit Internacional të Shërbimeve Shëndetësore. Në këtë program shkencor si folëse ishte e ftuar Dr. Luljeta Hetemi, e cila prezantoi inovacionin mjekësor-laboratorik që ka sjellur Pinea Medical Center për herë të parë në Kosovë, me titull:
“Aplikimi i PCR në Biokimi Klinike për herë të parë në Kosovë!”
Tutje, doktoresha shpalosi edhe historikun e Pinea-s, dhe rëndësinë e PCR në Biokimi, po ashtu dhe metodat e tjera inovatore si SCA dhe fragmentimi i DNA spermatike, diagnozën konziliare mjekësore, dhe shumë inovacione që për herë të parë Pinea ka sjellur në vendin tonë.
Për punën e saj të palodheshme doktoresha u vlerësua edhe nga mjekët dhe organizatorët ndërkombëtar maksimalisht.