Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Miomat, 5 faktorët e rrezikut

Miomat janë masa jo-kancerogjne të cilat rriten në brendësi të murit të mitrës. Miomat njihen edhe me sinonime të tjera, si p.sh.: leiomioma, fibromioma, fibroma, noduse ose fidroide. Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me tumore beninje; pra nuk janë kanceroze. Dimensionet e tyre variojnë nga 1 cm deri në 10-15 cm diametër (miomat gjigande). Në mitër mund të rriten një ose disa mioma njëherësh.

Simptomat e miomave

Miomat mund të shkaktojnë shumë pak simptoma, ku disa gra mund të mos i ndjejnë fare. Tek gratë që i ndjejnë simptomat, këto masa beninje mund të shkaktojnë:

Presion në fshikëz ose rekutum
Urinim të shpeshtë
Kapsllëk dhe/ose dhimbje në pjesën e rektumit
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe/ose dhimbje në pjesën abdominale
Nëse miomat zmadhohen shumë, ato mund të zgjerojnë stomakun, duke bërë që një grua të duket si shtatzënë.

Miomat mund të shkaktojnë gjithashtu ndryshime në ciklin menstrual, si:

Dhimbje nga të lehta deri në therëse
Hemorragji të shtuar, ndonjëherë me mpiksje të gjakut
Cikli zgjat më shumë se zakonisht
Vëreni pika gjaku edhe pas ciklit menstrual
Miomat apo Endrometrioza?

Miomat janë një nga shkaqet e dhimbjeve të shumta gjatë ciklit menstrual, por këto dhimbje mund të shkaktohen edhe nga endometrioza. Endrometrioza shfaqet kur indi në muret e brendshme të mitrës rritet në pjesë të tjera të trupit.

Çfarë i shkakton miomat?

Shkaku ekzakt i miomave nuk dihet. Zhvillimi i tyre është lidhur me hormonet femërore të estrogjenit dhe progesteronit. Studimet kanë treguar se gratë që ju vijnë periodat në moshë shumë të re janë më të rrezikuara që të zhvillojnë mioma. Edhe pse marrja e hormoneve femërore është lidhur me miomat, nuk ndodh e njëjta gjë me përdorimin e pilulave për kontrollin e lindjes.

Llojet e miomave

Miomat intramurale- më të përhapurat – rriten në brendësi të murit të mitrës.

Miomat subserozale rriten në anën e jashtme të murit të mitrës. Duke qenë se rriten shumë, mund të shkaktojnë dhimbje për shkak të madhësisë ose presionit që ushtrojnë në organet përreth.
Miomat submukozale – këto mioma rriten (pjesërisht ose totalisht) në brendësi të kaviteti uterin dhe mund të shkaktojnë hemorragji të shtuar dhe komplikacione dhe më të rënda.

Mioma të pedunkuluara rriten në pendukul (kërcell) në anën e brendshme ose të jashtme të mitrës.
Ndodh që të zhvillohen më shumë se një lloj fibroidi brenda apo jashtë mitrës.

Kush preket nga miomat?

Edhe pse është e paqartë përse disa gra zhvillojnë mioma, janë vërejtur disa faktorë rreziku:

Ato zakonisht zhvillohen mes moshës 30-40 vjeç.
Janë më të përhapura tek gratë me ngjyrë.
Rriten më shpejtë dhe shfaqen në një moshë më të re tek gratë me ngjyrë.
Historia familjare rrit rrezikun e zhvillimit të fibroideve tek gratë.
Të qenët mbipeshë ose obezë, dhe tensioni i lartë i gjakut rrisin gjithashtu rrezikun.

Youtube

Arkiva

Kategoritë