Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse shfaqja e hemorroideve gjatë shtatzanisë është normale?

Hemorroidet janë shumë të shpeshta, sepse gjatë shtatzanisë gruaja mund të shfaqë kriza konstipacioni dhe për pasojë mund të ushtrohet presion shumë i madh mbi venat e anusit. Një tjetër faktor që ndikon negativisht është edhe progresteroni, i cili vepron edhe mbi venat. Motivi i fundit që mund të përmendim është pesha e fëmijës, peshë e cila shtyp enët e gjakut të pjesës së poshtme të barkut, gjë e cila ka efekt shtypës edhe në gjak.

Cilat janë simptomat e hemorroideve?

  • Vihet re enjtje e anusit.
  • Mund të dalë një kokërr në anësore të anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut.
  • Shenja gjaku me ngjyrë të kuqe të theksuar pasi keni defekuar.
  • Dalje e mukusit pas defekimit.
  • Kruajtje në zonën e anusit.
  • Ndjesi defekimi edhe pasi sapo keni përfunduar.

Si mund t’i shmangim hemorroidet gjatë shtatzanisë?

Hemorroidet gjatë shtatzanisë nuk janë të pashmangshme. Ju mund t’i mbani ato nën kontroll duke ndjekur disa këshilla:

  • Përmbajuni një diete të pasur me fibra, buke integrale, drithëra, makarona integrale, oriz integral, si edhe një sasi të konsiderueshme frutash dhe perimesh.
  • Kryeni një aktivitet të mirë fizik, duke u ushtruar nga pak dhe shpesh.
  • Përpiquni të mos sforcoheni shumë ndërsa jeni në tualet. Nëse nuk po mundeni të defekoni largohuni prej saj për të shkuar sërish në një moment tjetër, ndoshta pasi të keni pirë pak ujë, të keni kosnumuar fibra apo të keni bërë disa ushtrime.
  • Provoni të vendosni këmbët sipër wc-së të banjos tuaj. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në hapjen e zorrëve.
  • Konsumoni shumë ujë dhe përpiquni të evitoni kafeinën, e cila mund të ketë efekt dizidratues tek ju.
  • Flini në pozicion anësor dhe jo në shpinë, për të minimuzuar presionin e ushtruar në atë zonë. Këshillohet të shtriheni në anën e majtë disa herë ghatë ditës, për të lehtësuar presionin e venave së zorrës të trashë.
  • Mos qëndroni ulur ose në këmbë për një kohë shumë të gjatë.
  • Nëse edhe këto mënyra nuk ju kanë qetësuar flisni me mjekun për mundësinë e përdorimit të një laksativi.

Si mund t’i trajtoj hemorroidet?

  • Pasi jeni pastruar në bidet, vendosni copa akulli në zonën ku ndieni dhimbje. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë për të trajtuar hemorroidet duke qënë se impakti i akullit do të qetësojë dhimbjet.
  • Ndërsa ndodheni jashtë shtëpisë përdorni letra të lagura, të cilat do të rezultojnë të jenë shumë më pak irrituese krahasuar me letrën higjenike.
  • Provoni të shtyni hemorroidet e dala brenda zorrës duke përdorur një gisht shumë të pastër. Këshillohet të kryhet gjatë dushit.

Nëse këto metoda nuk funksionojnë mund t’i kërkoni mjekut t’ju përshkruajë një krem apo vaj i cili do t’ju lehtësojë dhimbjet.

A shfaqin ndonjë rrezik për fëmijën?

Deri tani nuk njihen raste kur hemorroidet kanë vënë në rrezik jetën dhe mirëqënien e fëmijës. në një situatë të tillë është nëna e vetmja që vuan. Këto shqetësime kanë tendencën të zhduken në javët e para pas lindjes./pernenat

Youtube

Arkiva

Kategoritë