Studiuesit e Yale zbuluan dy qasje që qojnë drejt autizmit kur truri është ende në zhvillim.
Çrregullimet, të cilat shfaqen vetëm disa javë pas fillimit të zhvillimit të trurit, janë shoqëruar me shfaqjen e autizmit, sipas një hulumtimi të ri të kryer nga Universiteti Yale.
Ato vërehën nga madhësia e trurit të fëmijës, gjë që ndihmon në diagnostifikimin dhe trajtimin e autizmit.
Fëmijët me autizëm dhe makrocefali (kokë e zmadhuar) shfaqin rritje të tepruar të neuroneve ngacmuese në krahasim me baballarët e tyre, sipas autorëve të studimit. Organoidet e fëmijëve të tjerë me autizëm kishin një deficit të të njëjtit lloj neuronesh.
Neuronet ngacmuese, të cilat bëjnë që mesazhet të përqohen në tru, luajnë një rol kyç në funksionin të menduarit, të të mësuarit dhe kujtesës.