Siç sugjeron emri, mungesa e kaliumit ndodh kur një person ka nivele anormalisht të ulëta të kaliumit në trup.
Sipas Health Direct, kjo gjendje quhet edhe hipokalemia. Kaliumi është një mineral që ndihmon në rregullimin e lëngjeve në trup dhe lejon që muskujt dhe nervat të punojnë siç duhet. Gjendet brenda qelizave dhe është i nevojshëm për shëndetin e mirë të trupit tonë.Por ndonjëherë njerëzit mund të kenë probleme me mungesë, ose nivele të ulëta të kaliumit.Simptomat mund të përfshijnë:dobësindjenjë e lodhjesngërçet e muskujvekonfuzionkapsllëkurrahjet e parregullta të zemrësndjesi shpimi gjilpërash në duar ose këmbëurinim i shtuar.
Çfarë e shkakton mungesën e kaliumit?
Ekspertët shpjegojnë se mungesa e kaliumit ndodh për disa arsye. Në shumicën e rasteve, hipokalemia ndodh kur një person është i dehidratuar. Disa medikamente gjithashtu mund të bëjnë që trupi të humbasë kaliumin, siç janë diuretikët, përcjell Index.hr.Gjithashtu në rrezik të zhvillimit të niveleve të ulëta të kaliumit janë njerëzit që jetojnë në klimë jashtëzakonisht të nxehtë, marrin antibiotikë, kanë sëmundje kronike të veshkave, një çrregullim të të ngrënit si bulimia ose nivele të ulëta të magnezit në trup.