Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë substancat të cilat krijojnë më së shumti varësi

Të rendurit drogat në bazë të asaj se sa shumë varësi krijojnë është detyrë e vështirë sepse të gjithë njerëzit reagojnë ndryshe ndaj substancave. Sidoqoftë, një grup i ekspertëve – duke përfshirë specialistët nga Royal College of Psychiatrists, e gjithashtu kimistë, shkencëtarë të forenzikës dhe farmaceutikë – së fundmi ka përpiluar një listë me pesë drogat më varëse.

Renditja e tyre është e publikuar në revistën The Lancet, ndërsa rezultatet mund t’ju befasojnë.

Heroina

Truri e konverton heroinën në morfinë, e cila lidhet me molekulat në qeliza të cilat ndikojnë në atë se si e perceptojmë ne dhimbjen dhe shpërblimin – duke prodhuar ndjesi të mëdha të euforisë. Megjithatë, mbidoza e heroinës mund t’ju vret sepse e ngadalëson dhe mund ta ndalë frymëmarrjen.

Renditja: 3/3

Kokaina

Brenda pak sekondave kokaina e mbush trurin me kimikalin të cilin na bën të ndjehemi mirë – dopaminën. Ndjesia e kënaqësisë është aq e fuqishme saqë disa kafshë laboratorike e kanë zgjedhur kokainën para ushqimit derisa kanë vdekur nga uria.

Siç duket, kokaina në mënyrë akute ndikon në qendrat kryesore të kujtesës së trurit, gjë që shpjegon se përse krijon aq shumë varshmëri.

Renditja: 2.4/3

Nikotina

Nikotina është përbërësi kryesor i duhanit dhe mblidhet në mushkëri para se të shpërndahet në tru. Për shkak se efektet e veta hiqen shumë shpejt – duke përfshirë ndjesitë e kënaqësisë – shkencëtarët besojnë se duhanpirësit janë më të prirë për ta ripërsëritur procesin (pra të konsumojnë prapë).

Renditja: 2.2/3

Barbituratet

Barbituratet, të cilat ende përshkruhen nga doktorët përkohësisht për problemet si shqetësimi apo pagjumësia, i bllokojnë disa nga shenjat kimikale të trurit, gjë që në mënyrë efektive i ndalë disa regjione të trurit. Në doza të vogla, këto ilaçe mund të shkaktojë ndjenja të euforisë, por dozat e mëdha mund të shkaktojnë probleme me frymëmarrje dhe t’ju vrasin.

Renditja: 2/3

Alkooli

Alkooli ndikon në zonat e trurit të quajtura “ngacmues”, gjë që na ngadalëson mendimin, frymëmarrjen dhe ritmin e zemrës. Njëkohësisht shkakton edhe ndjesi të kënaqësisë.

Renditja: 1.9/3

Youtube

Arkiva

Kategoritë