Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, kundër vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ndaj “Klan Kosovës”.
Në protestë ishin të pranishëm gazetarë, kamërmanë dhe punonjës të mediave.
Protesta ka vijuar në mënyrë paqësore dhe fishkëllima.
Motoja e protestës ishte “Demokracia vdes në errësirë”.
AGK, vendimin për mbylljen e “Klan Kosovës”, e ka cilësuar si “goditjen më të rëndë që i bëhet lirisë së medias në Kosovë që prej kohës së luftës”.
Ndërkaq, MINT, tha sot se vendimi ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj.
MINT, tha se Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë.