Rastet e të miturve që bien ndesh me ligjin, për vepra të ndryshme penale, kalojnë në numra katërshifrorë brenda një viti.
Sipas statistikave për tri vitet e fundit që Policia e Kosovës ia dërgoi KIKS-it, kjo shifër shënon rritje nga viti në vit.
Derisa në vitin 2021 në stacionet e Policisë u hapën 1658 raste, në vitin 2022 ky numër shkoi në 1886 raste kur të miturit janë përfshirë në vepra penale.
Grupmosha më problematike ishte ajo 17-vjeçare. Policia njofton se gjatë vitit të kaluar 652 të mitur të kësaj moshe u implikuan në vepra të ndryshme penale.
17-vjeçarët kryesojnë me numrin më të madh të veprave penale edhe në 6-mujorin e parë të 2023-tës.
Sipas policisë, në regjistrin e policisë u regjistruan 348 raste të kryera nga kjo grupmoshë.
Arsyeja më e shpeshtë pse këta të mitur përfunduan në stacionet policore, sipas organeve të rendit, është kryerja e veprës penale “lëndim i lehtë trupo