Qeveria e Kosovës ka ndarë 3.2 milionë euro për renovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”.
Po ashtu, qeveria ka miratuar propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për realizimin e projektit të renovimit dhe konfigurimit të stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se për realizimin e këtij projekti është i nevojshëm që të kryhen procedurat e shpronësimit të pronës për të gjithë pronarët që kanë qenë të evidentuar.
“Ka vite që renovimi ka ngecur për shkak të problemeve. Kemi lëvizje pozitive. Punimet do të fillojnë dhe është me rëndësi që të ndahet shuma prej 3.2 milionë euro për renovim të stadiumit”, ka thënë Murati.
Departamenti i shpronësimit me 21 qershor 2023 nga MKRS ka pranuar shkresën, kërkesë për shpronësim, stadiumi Adem Jashari, Mitrovicë ku është kërkuar shpronësimi i pronave sipas tabelave.
Ky shpronësim, sipas qeverisë, prite të bëhet për përmirësimin e infrastrukturës sportive ku nga kategoria 2 të ngritët në kategorinë 4 sipas rregullores së UEFA-s me qëllim të plotësimit të kushteve dhe kritereve për zhvillimin e lojërave në përputhshmëri me kornizën ligjore të UEFA-s dhe FIFA-s.
Kompensimi i pronave të shpronësuara dhe të gjitha obligimet tjera do të bëhen nga MKRS-ja./klan