Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër ushqime që janë përgjegjëse për rritjen e rrezikut të sulmit në tru

Sulmi në tru është një gjendje e rëndë që mund të jetë kërcënuese për jetën. Ndodh kur furnizimi me gjak i trurit ndërpritet, zakonisht për shkak të mpiksjes së gjakut ose këputjes së enës së gjakut. Një sërë faktorësh mund të rrisin rrezikun e goditjes në tru, dhe dieta është një prej tyre.

Mjeku Jonathan Zeilinger ndau me Expressin britanik se cilat ushqime duhet të shmangni nëse jeni në rrezik për sulm në tru. Siç pohon ai, janë katër ushqime që mund të rrisin shanset për bllokimin e arterieve.

“Këta janë mish i përpunuar, gjalpi, biskota dhe ushqimet e skuqura. Meqenëse shumica e sulmeve janë të lidhura me akumulimin e pllakave yndyrore (atheroma) në arteriet që furnizojnë trurin, ushqimet që kontribuojnë në këtë do të rrisin rrezikun e sulmit në tru”

Ka ushqime të tjera që mund të rrisin rrezikun e sulmit në tru.

“Presioni i lartë i gjakut shkakton gjithashtu formimin e atheromave, kështu që konsumimi i lartë i kripës (për shembull në patate të skuqura dhe proshutë) do të rrisë rrezikun. Dhe një konsum i lartë i sheqerit (për shembull nga pijet me gaz) është një tjetër faktor rreziku kryesor për goditjen në tru, pjesërisht për shkak të lidhja e tij me obezitetin dhe diabetin e tipit 2 që shkakton dëmtime dhe inflamacion të arterieve”, shpjegoi ai.

Nga ana tjetër, ka ushqime që mund të kenë efekt të kundërt dhe të zvogëlojnë gjasat për sulm në tru.

“Duhet të synoni të hani të paktën pesë racione frutash dhe perimesh në ditë. Studime të shumta kanë treguar se konsumi më i lartë i këtyre ushqimeve çon në uljen e shkallës së sulmit në tru. Frutat dhe perimet besohet se ulin presionin e gjakut dhe përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen e arterieve. Frutat dhe perimet përmbajnë gjithashtu fibra që mund të parandalojnë nivelet e larta të yndyrës duke u lidhur me kolesterolin në zorrët tona”, shtoi doktori, përcjell Index.hr.

Marrja e rekomanduar e fibrave është 30 gram në ditë, dhe gjendet gjithashtu në tërshërë, orizin e kaftë dhe bukë me drithëra të plota. Yndyrnat e shëndetshme, të cilat janë të bollshme në arrat, farat dhe peshkun e yndyrshëm, rekomandohen gjithashtu të konsumohen në sasi të vogla.

Youtube

Arkiva

Kategoritë