Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, vranësirat në disa vende mund të sjellin riga shiu të intensitet të dobët.
“Në fushat termike parashihen rënie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.
Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 24 gradë Celsius, ndërsa minimalja pritet të jetë 11 gradë Celsisus.