Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka vdekur si pasojë e reshjeve të dendura në Komunën e Pejës.

Drejtori mjekësor në Spitalin e Pejës,Besnik Ibra ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se kanë pranuar edhe 4 persona të tjerë të lënduar, të cilët janë duke marrë tretman mjekësor.

Një fëmijë i moshës 5-vjecare është viktime. 4 persona të tjerë janë të lënduar. Po marrin trajtim mjekësor”- ka thënë Ibra nga Spitali i Pejës.

Nacionale ka kontaktuar edhe me Komunën e Pejës, ku zëdhënësi, Faik Zekaj ka njoftuar se gjendja ka filluar që të qetësohet.

Zekaj ka deklaruar se lagjet më të rrezikuara janë Asllan Qeshmja dhe Fidanishte.

“Situata ka filluar që të qetësohet. Lagjet Asllan Qeshmja dhe Fidanishtja janë më të rrezikuara. Ekipet kanë dal në terren.” – ka bërë të ditur Zekaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë