Mbipesha ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike, që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.
Jo më kot cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe të shumë sëmundjeve vdekjeprurëse.
Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.
Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me lidhjen qw ekziston mes shtimit nw peshw dhe zhvillimit tw sëmundjeve të ndryshme.
Dhjami i tepërt rreth barkut
Dhjami i tepërt rreth zonës së barkut, mund të jetë një tregues për problemet kardiovaskulare.
Një studim ku AgroËeb.org u bazua, zbuloi se sa më shumë peshë të keni rreth barkut, aq më i madh është rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Dhimbja tek njyet
Simptomat si dhimbja, ngurtësia dhe ënjtja në pjesën e nyjeve, mund të përkeqësohet nga pesha e tepërt. Po ashtu vetë pesha mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjes së artrozës në duar dhe gjunjë.
Në këtë rast mjekët këshillojnë që të përpiqeni të ulni peshën e tepërt të trupit.
Sipas tyre çdo kile e humbur lehtëson ndjeshëm presion mbi gjunjë.
Barku juaj duket më i fryrë se zakonisht
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i vezoreve shkakton më shumë vdekje se çdo kancer tjetër i sistemit riprodhues të femrave.
Duke qenë se simptomat në fazat e hershme janë të vështira për tu dalluar, çdo shtim i papritur ose i pashpjegueshëm i peshës në zonën e barkut, duhet t’i raportohet mjekut tuaj.
Cikli juaj menstrual është i parregullt
Për gratë me sindromën e vezoreve policistike (PCOS), nivelet e larta të insulinës prodhojnë më shumë hormone mashkullore të quajtura androgjene, të cilat jo vetëm ndikojnë në ciklin tuaj menstrual por gjithashtu mund të çojnë në shtim në peshë, puçrra dhe rritje të tepërt të flokëve.