Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshillat për veshka të forta
  • Ushqimet me kripë janë të mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm.
  • Shmangni ose minimizoni sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve.
  • Shmangni ushqimet shumë të ftohta dhe pijet me akull.
  • Pakësoni ose hiqni dorë nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës.
  • Veshkat bëhen më të forta me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar.
  • Pini 8-10 gota ujë në ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera.
  • Gjatë dimrit mund të rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës.
  • Burimet detare ushqimore janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo atë të rezervatit.
  • Sigurohuni të pushoni dhe flini mjaftueshëm.
  • Mos e teproni me të ngrënit dhe mos hani në mbrëmje vonë.
  • Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore.
  • Konsumoni më shumë minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme.
  • Frika është emocioni që dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem.

Ushqimet që u bëjnë mirë veshkave

Drithërat: Hikrra, orizi i zi dhe elbi.

Bishtajoret: Soja e zezë.

Perimet: Panxhari, gjethet e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe.

Frutat: Boronicat, manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini.

Youtube

Arkiva

Kategoritë