Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ekspertët tregojnë si mund ta largoni ndjenjën e të nxehtit gjatë menopauzës

Gjatë periudhës së menopauzës, simptoma me të cilën përballen shumica e grave, është ndjenja e të nxehtit.

Naomi Potter, bashkautore e librit “Menopausing” tha se është mungesa e estrogjenit që vjen nga menopauza ndikon në pjesën e trurit që ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit.

“Temperaturat në rritje mund t’i përkeqësojnë ndezjet  dhe djersitjet gjatë natës dhe e bëjnë më të vështirë gjendjen”, u shpreh ajo.

Potter dha disa këshilla se si mund të largohet i nxehti gjatë periudhës së menopauzës, shkruan The Sun..

Potter sugjeroi që të mbani me vete ujë dhe një ventilator të vogël për t’u lehtësuar nëse goditeni nga nxehtësia.

Ajo gjithashtu tha se duhet të pini më pak alkool dhe pije me gaz, pasi ati do t’ju bëjnë të dehidratuar dhe kjo, sipas saj, mund të përkeqësojnë simptomat problematike të menopauzës.

Ajo që vishni mund të bëjë një ndryshim të madh me sa rehat ndiheni në vapën e verës dhe gjatë një ndezjeje të nxehtë.

Për të lehtësuar këtë simpomë të menopauzës, Potter gjithashtu tha që duhet të visheni me “pëlhura të lehta, që marrin frymë”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë