Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top

Trombocitet ndërlidhen me ngushtimin e enëve të gjakut që mund të shkaktojnë vdekjen. Është e qartë se nuk mund ta shmangni qind për qind këtë problem, porse mund të reduktoni këtë gjendje nëse ndryshoni mënyrën e të jetuarit. Në vijim ju prezantojmë ushqimet që duhet t’i përfshini në ushqimin tuaj, për ta lehtësuar gjendjen.

LIMONI

Për vetitë shëruese të limonit kemi folur shumë herë. Jeni të vetëdijshëm se janë mënyrë e shkëlqyeshme për ta forcuar sistemin imun, të eliminoni helmet dhe të luftoni efektet e radikaleve të lira. Limoni përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shton numrin e qelizave të kuqe të gjakut. Pini ujë me lëng limoni çdo ditë.

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit është dhuratë natyrale i pasur me aminoacidet omega-6 dhe është ideal për të reduktuar kolesterolin e keq në gjakrrjedhje. Falë vajit të ullirit, arteriet i mbani fleksibile dhe reduktoni ndërtimin e pllakave, që e pengon qarkullimin e gjakut dhe shton rrezikun për trombocite.

AVOKADO

Avokado, kur e konsumoni në masë të caktuar, nuk është i yndyrshëm dhe mund të jetë i shëndetshëm po aq sa vaji i ullirit. Provoni të kënaqeni me gjysmë të avokados tri herë në javë për kafjall.

NJË THELB HUDHËR NË DITË

Hani një thelb hudhër në ditë. Hudhra është e pasur me alicinë, enzimë mjekësore që kujdesit për shëndetin e zemrës, forcon sistemin imun dhe ka efekt kundër koagulimit të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin.

ARTIÇOKU

Përfshijeni artiçokun e zier me pak uthull molle, vaj ulliri dhe lëng limoni në darkë. Është më shumë se zgjedhje e mahnitshme. Kjo perime është zgjedhja më e mirë për parandalimin e trombociteve.

LËNGU I BORONICAVE TË KUQE

Një nga opsionet më të mira natyrale për përmirësimin e qarkullimit të gjakut janë boronicat e kuqe. Falë këtij fryti ju do ta përmirësoni qarkullimin e gjakut, falë përbërësit kundër koagulimit të gjakut.

KAROTAT

Të gjithë i pëlqejnë karotat. Janë freskuese dhe kombinohen me gjithçka. Janë të shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për të parandaluar trombocitet. Kjo për faktin se posedojnë betakarotinë, substancë që redukton sulmin në zemër dhe ekuilibron nivelin e kolesterolit.

SELINO

Selino është i mbushur me antioksidues, vitamina që e rregullojnë shtypjen e gjakut. Kjo perime ndihmon me reduktimin e kortizolit në gjakrrjedhje, hormonin e stresit që ka ndikim negativ në shëndetin kardiovaskular.

Youtube

Arkiva

Kategoritë