Nëse keni ndonjë (ose të gjitha) nga këto shenja është koha të vizitoni mjekun tuaj.
Sytë tuaj bëhen të verdhë
“Sytë e verdhë janë një shenjë se mëlçia juaj nuk po funksionon shumë mirë dhe ndoshta është shenja më specifike e sëmundjes së mëlçisë”, thotë KV Narayanan Menon, MD, drejtor mjekësor i transplantimit të mëlçisë në klinikën Cleveland. Një substancë me ngjyrë të verdhë që quhet bilirubin zakonisht ndahet nga mëlçia kështu që mund të hiqet nga trupi, por kur mëlçia po lufton, mund të shkaktojë rritjen e bilirubinës.
Barku juaj tejmbushet me lëngje
Nëse barku juaj befas kthehet në një balonë që nuk ndalet, mund të jetë më shumë se fryrje e zakonshme. “Shtimi i presionit brenda enëve të gjakut rreth mëlçisë mund të çojë në ngritjen e lëngjeve në bark,” thotë Dr. Menon. Është e rëndësishme të shohësh një mjek, i cili do të jetë në gjendje t’ju tregojë nëse jeni të fryrë nga gazi, ushqimi ose lëngu.
Ju keni Hepatit A, B ose C
Kur viruset ose parazitet infektojnë mëlçinë, kjo shkakton inflamacion dhe redukton funksionin e mëlçisë. Llojet më të zakonshme të infeksionit të mëlçisë janë viruset e hepatitit; A përhapet duke hyrë në kontakt me fecet e një personi të kontaminuar ose duke konsumuar ushqim dhe pije të skaduara, ndërkohë që B dhe C më së shpeshti transmetohen përmes gjakut, seksit ose kontaktit me lëngjet e tjera trupore. “Ka disa trajtime vërtet të mira nëse keni hepatit C, kështu që njerëzit duhet të bëjnë analizat”, thotë Dr. Menon. Bisedoni me mjekun tuaj për hapat e tjerë që mund të merrni për të mbajtur mëlçinë tuaj sa më të shëndetshme që është e mundur.
Ju nuk mund ta ndaloni kruajtjen
E besoni apo jo, një mëlçi e sëmurë mund të shkaktojë kruajtje në të gjithë trupin tuaj. “Ne nuk e dimë me siguri, por mendohet se ka lidhje me kripën biliare”, thotë Dr. Menon. Kripa biliare është një substancë tretëse e prodhuar nga mëlçia, por në njerëzit me cirrozë primare biliare (një sëmundje autoimune e mëlçisë që shkakton shkatërrimin e kanalit biliar), kjo sasi biliare mund të grumbullohet dhe të shkaktojë simptoma të dukshme, si kruajtja.
Jeni vazhdimisht të lodhur
Lodhja e vazhdueshme është pothuajse gjithmonë një shenjë se diçka nuk është siç duhetnë trupin tuaj. Sëmundja e mëlçisë mund ta jetë njëra prej tyre.
Ti po i jepesh pijes tejmase
Përdorimi i tepruar dhe kronik i alkoolit mund të bëjë një dëm të vërtetë në mëlçi me kohën, që përfundimisht çon në sëmundje të mëlçisë. Mëlçia ndihmon në çlirimin e trupit tuaj prej kimikateve dhe toksinave, kështu që pompimi i vazhdueshëm e papushim do të thotë se është duke punuar jashtë orarit.
Ju jeni mbipeshë
Të jesh mbi peshë ose i dhjamosur ka ndërlikime edhe më komplekse sesa mospëlqimi në pasqyrë. Dhjamosja e mëlçisë jo për shkak të alkoolit është një simptomë gjithnjë e në rritje, veçanërisht te personat ng 40 deri 50 vjeç, dhe në thelb do të thotë që yndyrnat janë mëveshur rreth organit. Ndonjëherë, kjo çon në cirrozë, që është gropëzim i mëlçisë. Lajm i mirë është që ju mund të menaxhoni ose të ndryshoni faktorët që rrezikojnë zhvillimin e sëmundjes, si obeziteti, kolesteroli i lartë dhe diabeti.