A.S
Të martën e kaluar me moton “Mbroje të drejtën tënde”, ka filluar e java e ndihmës juridike falas e cila është organizuar nga Ministria e Drejtësisë/Agjencia për Ndihmë Juridiker Falas, me përkrahjen e USAID. Me rastin e fillimit të kësaj jave Agjencia për Ndihmë Juridiker Falas(ANJF) ka organizuar një panair i cili kishte për qëllim informimin e qytetarëve rreth këtij shërbimi.
Për të treguar më shumë rreth këtij panairi, Flutura Berbati Zena, Zv. Drejtore Ekzekutive e ANJF-së në një intervistë për Familjajonë tha se gjatë kësaj dite janë realizuar aktivitete tejet të rëndësishme për informimin e qytetarëve lidhur me shërbimet dhe misionin e ANJF-së,
“Aktiviteti i dt. 06.06.2023 ka qene tejet i rëndësishëm, pasi qe ka filluar java e ndihmës juridike falas, të pranishëm ne këtë hapje ishin personalitete te rëndësishëm ne fushën e drejtësisë – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me përfaqësuesit eKGJK-së, KPK-së, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Disa nga aktivitetet tjera që janë realizuar gjatë këtij organizimi është edhe shpërndarja e broshurave ne sheshin Zahir Pajaziti, paraqitje mediatike me qëllim informimin e qytetarëve , vizita shtëpisë sepleqve ne Prishtinë, vizitë në shoqatën e të verbërve dhe shpërndarja e broshurave nëalfabetin brail etj.”, tregoi, Zena.
Ndërsa, sa i përket efektit që kishte ky panair tek qytetarët, Zena theksoi që ishte pozitiv sepse përgjatë tij u caktuan edhe takime të shumta me qytetarët për të vazhduar pastaj shqyrtimin e rasteve në zyret e Agjencisë.
“Organizimi i Panairit ishte i rëndësishëm dhe kishte qëllim informimin e qytetarëve, po ashtu konsiderojmë se kishte efekt pozitiv për qytetarët, pasi gjatë panairit u shpërndan një numër i madh i broshurave informuese dhe u ofruan këshilla juridike, po ashtu u caktuan takime te shumta me qytetarët për të vazhduar tutje shqyrtimin e rasteve te tyre pran zyrave rajonale dhe mobile të Agjerncisë. U vërejt interesim i madh e qytetarëve për shërbimet që ofron Agjencia dhe mënyren e përfitimit të tyre. “, tha ajo.
Tutje, Zena tregoi edhe për ndikimin dhe rëndësinë e shërbimeve të ANJF-së në jetën e qytetarëve, e që sipas saj këto shërbime i japin mundësi atyre personave që nuk mund t’i përballojnë harxhimet e proceseve gjyqësore, gjë e cila ndikon që të gjithë të kenë qasje të barabartë në drejtësi.
“Duke u bazuar ne vlerësimin e knaqshmeris se palëve te cilët kane qen përfitues te ndihmës juridike falas ne ANJF, konsiderojmë se është tejet e rëndësishme te realizojnë një proces qoftë gjyqësor apo administrative pa pages dhe të sigurohet qasja e barabart në drejtësi për të gjithë qytetarët të cilët janë në pamundësi financiare dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara me Ligjin për ndihmë juridike falas.”, tregoi Zena.
Por se sa janë të vetëdijësuar qytetarët e Kosovës për shërbimet e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, sipas Zenës niveli i vetëdijësimit është rritur në krahasim me vitet e kaluara.
“Në bazë të informatave të mbledhura nga tereni përkatësisht nga Zyrat rajonale dhe mobile konsiderojmë se kemi arritur të ngrisim nivelin e vetëdijësimit të qytetarëve krahasuar me vitet paraprake, mirëpo është vërejtur se ende ka nevoj për informim të qytetarëve edhe përkundër faktit se ne çdo kohe mundohemi qe këtë informacion ta shpërndajmë ne gjith territorin e republikës se Kosovës përmes fushatave vetëdijësuese dhe bashkëpunimit me institucione tjera si Gjykata, QPS, MPMS etj.”, përfundoi ajo.
Misioni i Agjencisë është ofrimi i Ndihmës Juridike Falas duke siguruar qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, veçanërisht për grupet e margjinalizuara.