Në komunën e Mitrovicës spitali i përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” ka hapur konkurs për 23 pozita.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Shërbimi Spitalitor dhe Klinik Universitar i Kosovës, në të cilin po ashtu thuhet se pozitat e hapur janë të ndryshme.
Pozitat e hapura në këtë spital janë:
- Një mjek specialist- urolog;
- Një mjek specialist- kirurg i përgjithshëm;
- Pesë infermierë të përgjithshëm-Bachelor;
- Tre infermierë të përgjithshëm- shkolla e mesme;
- Tri mami- bachelor;
- Dy mami- shkolla e mesme;
- Dy bachelor të shkencave të Radiologjisë;
- Një zyrtar i lartë në Sektorin e Buxhetit dhe Financave;
- Një depoist;
- Tre punëtorë për higjenë;
- Një punëtor i lavanderisë.
Duke klikuar KËTU mund të gjeni konkursin për këto pozita.