Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
U hoq nga lista pasi u publikua, Basri Sejdiu bën ankesë në SHSKUK për shkelje të ligjit për Zyrtarë Publikë

Ish-drejtori i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Sejdiu, vendosi që sërish të jetë pjesë e konkursit për këtë pozitë mirëpo pasi iu publikua emri në listë që i plotëson kushtet së bashku me 5 kandidatë të tjerë, pas një dite emri i tij u largua nga lista publike e kandidatëve.

Në lidhje me këtë, avokati i Sejdiut, Florim Shefqeti ka bërë ankesë tek sektori i Burimeve Njerëzore, në  ShSKUK, në Komisionin për Ankesa.

Infokus ka siguruar dokumentin ku në këtë rast për largimin e emrit të Basri Sejdiut nga lista e kandidatëve për shkak të një opinioni nga Ministria e Punëve të Brendshme, avokati është ankuar që është bërë vërtetim i gabuar dhe jo i plotë i gjendjes faktike si dhe shkelje e ligjit për Zyrtarët Publikë.

Përmes më shumë se 22 arsyetimeve të ofruara se pse në këtë rast është bërë shkelje, avokati kë kërkuar nga SHSKUK-ja që të aprovohet në tërësi ankesa e Sejdiut të ndryshohet njoftimi i datës 18.05.2022 ku është larguar emri i tij si kandidat si dhe të mbetet në fuqi parashtresa e SHSKUK-së që Sejdiu i plotëson kushtet që të jetë pjesë e konkursit për drejtor të këtij institucioni publik shëndetësor

Youtube

Arkiva

Kategoritë