Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta luftoni inflamacionin kronik?

Inflamacioni kronik është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe uljes së jetëgjatësisë pasi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës, tek diabeti, artriti apo gjendje të tjera shëndetësore.

Problemet e vazhdueshme shëndetësore mund ta ndikojnë përditshmërinë tuaj pa kuptuar, ndaj duhet të merrni masat e nevojshme mbrojtëse.

Fatmirësisht ka shumë mënyra se si ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj të jetë më i shëndetshëm çdo ditë.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Sipas një raporti të publikuar nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg sëmundjet kronike.

Ushqimet që mundin inflamacionin

Ekspertët sugjerojnë konsumimin e dietave anti inflamatore me bazë ushqimet sa më natyrale e të shëndetshme.

Këtu futen domatet, vaji i ullirit, perimet jeshile, arrorët, peshku dhe frutat e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C siç janë luleshtrydhet, portokallët apo boronicat.

Aktiviteti fizik

Një pjesë të madhe të kujdesit tuaj për veten dhe të përditshmërisë duhet ta zërë aktiviteti fizik.

Është shumë e nevojshme që trupi të jetë në lëvizje në mënyrë që të digjni kalori dhe të mbani nivelet e inflamacioni të ulura.

Ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime aerobike si vrapi, aerobia, kërcimi apo të tjera që e mbajnë të gjithë trupin në lëvizje.

Menaxhoni peshën

Gjithnjë mbani nën kontroll kaloritë që merrni çdo ditë dhe mënyrën se si i merrni ato.

Mbipesha nuk është kurrë e shëndetshme dhe prodhon klikimate pro inflamatore për organizmin.

Flini gjumë

Gjumi i parregullt jo vetëm që ju vjedh përqëndrimin, por e bën trupin tuaj më të brishtë ndaj inflamacionit kronik.

Lini duhanin

Duhani është një nga zakonet më të këqija që ndikojnë direkt në ngritjen e niveleve të inflamacionit që në javët e para të konsumimit.

Mundni stresin

Stresi kronik është zanafilla e të gjithë inflamacionit që ndodh në trup.

Stresi i tepërt mund të çojë në probleme si artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe sëmundje të tjera inflamatore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë