Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të bëni në rastet kur keni marrëmendje?

Marramendja, ndjesia e humbjes së kontrollit dhe orientimit ka efekt ngurtësues për lëvizshmërinë e njeriut.

Marramendja mund të trajtohet nëpërmjet medikamenteve të ndryshme, por në disa raste, trajtimet natyrale funksionojnë më mirë dhe nuk shoqërohen me efekte anësore.

Marramendja ose momenti kur ‘të vjen mendja vërdallë’ shkaktohet kur truri percepton që trupi nuk është në ekuilibër.

Në këto raste, njeriu duhet të ulet menjëherë që të shmangë rrëzime ose lëndime të rrezikshme.

Marramendja është shpesh tregues i një problemi të fshehur mjekësor ose disa prej tyre.

Ndonjëherë, marramendja ndodh rrallë ose vetëm një herë, por ka raste kur kjo simptomë përsëritet deri në diagnostikimin e një sëmundjeje.

Simptomat e marramendjes mund të zgjasin disa minuta apo disa herë.

Çfarë përfshijnë simptomat: Të përzierattë vjellatlëvizje jo normale të syvedhimbje kokedjersitjezhurmë në veshhumbje të dëgjimitprobleme me orientimindobësi të gjymtyrëve.

Çfarë e shkakton marramendjen?

Marramendja mund të shkaktohet edhe nga problemet me veshin e mesit.

Disa prej shkaktarëve të tjerë të marramendjes janë: Virozat që shkaktojnë inflamacion të veshit, lëndimet në qafë ose në kokë, ishemia, inflamacion të nervave të trurit

Kurat natyrale kundër marramendjes

Një nga mënyrat më të mira natyrale për të trajtuar marramendjen është metoda e Eplit.

Kjo metodë përmban disa hapa që duhen kryer çdo natë deri sa simptomat të largohen.

Nëse marramendja e ka zanafillën në anën e majtë dhe në veshin e majtë atëherë duhet të ndiqni me përpikmëri hapat e mëposhtme:

Uluni në cep të krevatit dhe kthejeni kokën 45 gradë majtas.

Shtrihuni shpejt në krevat dhe mbajeni kokën lart në një kënd prej 45 gradë.

Qëndroni në këtë pozicion për 30 minuta.

Youtube

Arkiva

Kategoritë