Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Inflamacioni kronik prek çdo moshë – Si ta luftoni

Sipas ekspertëve 3 nga 5 njerëz në botë vdesin nga sëmundje që lidhen me inflamacionin kronik.

Inflamacioni kronik është shkaku kryesor i sëmundjeve dhe uljes së jetëgjatësisë pasi ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e zemrës, tek diabeti, artriti apo gjendje të tjera shëndetësore.

Problemet e vazhdueshme shëndetësore mund ta ndikojnë përditshmërinë tuaj pa kuptuar, ndaj duhet të merrni masat e nevojshme mbrojtëse.

Fatmirësisht ka shumë mënyra se si ju mund ta ndihmoni organizmin tuaj të jetë më i shëndetshëm çdo ditë.

Çfarë sugjerojnë ekspertët?

Sipas një studimi ka disa hapa kryesorë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg sëmundjet kronike.

Ushqimet që mundin inflamacionin

Ekspertët e Harvardit sugjerojnë konsumimin e dietave anti inflamatore me bazë ushqimet sa më natyrale e të shëndetshme.

Këtu futen domatet, vaji i ullirit, perimet jeshile, arrorët, peshku dhe frutat e pasura me antioksidantë dhe vitaminë C siç janë luleshtrydhet, portokallët apo boronicat.

Aktiviteti fizik

Një pjesë të madhe të kujdesit tuaj për veten dhe të përditshmërisë duhet ta zërë aktiviteti fizik.

Është shumë e nevojshme që trupi të jetë në lëvizje në mënyrë që të digjni kalori dhe të mbani nivelet e inflamacioni të ulura.

Ekspertët këshillojnë të merreni me ushtrime aerobike si vrapi, aerobia, kërcimi apo të tjera që e mbajnë të gjithë trupin në lëvizje.

Menaxhoni peshën

Gjithnjë mbani nën kontroll kaloritë që merrni çdo ditë dhe mënyrën se si i merrni ato.

Mbipesha nuk është kurrë e shëndetshme dhe prodhon klikimate pro inflamatore për organizmin.

Flini gjumë

Gjumi i parregullt jo vetëm që ju vjedh përqendrimin, por e bën trupin tuaj më të brishtë ndaj inflamacionit kronik.

Lini duhanin

Duhani është një nga zakonet më të këqija që ndikojnë direkt në ngritjen e niveleve të inflamacionit që në javët e para të konsumimit.

Prandaj ekspertët këshillojnë ta lini sa më parë.

Largoni alkoolin

Kur vjen puna tek sëmundjet inflamatore alkooli mund të jetë miku ose armiku juaj.

Nëse konsumoni një gotë verë disa herë në javë kjo mund të ndihmojë organizmin në shumë forma, por tepria me alkoolin nuk është e këshillueshme.

Mundni stresin

Stresi kronik është zanafilla e të gjithë inflamacionit që ndodh në trup.

Stresi i tepërt mund të çojë në probleme si artriti reumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe sëmundje të tjera inflamatore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë