Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vizitat gjatë Bajramit

Ditën e parë të Bajramit zakonisht vizitohet familja e ngushtë dhe e gjerë, e më vonë edhe fqinjët, miqësia, kolegët etj. Vizitohen edhe varrezat, duke kënduar një El-Fatiha apo edhe ndonjë Ja Sin për më të dashurit tonë.

Me rritjen e fëmijëve meshkuj, edhe ata merren me vete gjatë vizitave, që të njoftohen me farefisin apo miqësinë. Diku-diku është ruajtur edhe puthja në ballë e fëmijëve kurse ata puthin dorës e më të vjetrit.

Gjatë Bajramit duhet pasur kujdes të veçantë ndaj të afërmve, qoftë edhe me ndonjë dhuratë.

Pajtimi mes të hidhëruarve

Jeta na çon në situata të paparashikuara dhe ndodh të hidhërohemi mes veti. Bajrami është rasti më i mirë që këto mospajtime t’i braktisim, në frymën e Kur’anit dhe Hadithit, se besimtarët nuk mund të mbajnë hidhërim përtej tri ditëve. Bajrami është rasti më i mirë për pajtim dhe dashuri mes veti.

Përfundim

Disa nga traditat e Bajramit po zhduken. Vala e pamëshirshme e shekullit të elektronikës po i ndryshon gjërat, kurse ne jemi treguar të dobët në ruajtjen e traditave dhe identitetit tonë. Shumica e traditave ose janë zhdukur ose kanë mbetur aty-këtu, më tepër formale e më pak si nevojë e kohës.

Muhammedi alejhisselam për Bajramin e ramazanit ka thënë: “Kur të vij Bajrami, Allahu liron nga Xhehenemi (zjarri) aq njerëz sa ka liruar gjatë të gjitha netëve të atij Ramazani, tridhjetë herë nga gjashtëdhjetë mirë.” (Hadithin e shënon Bejhekiu).

Youtube

Arkiva

Kategoritë