Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë duhet të ketë në sofër për Bajram?

A i keni provuar disa nga këto ushqime? Nëse jo, shkoni shpejt te fqinjët, urojani njëri-tjetrit Bajramin dhe kënaquni me këto shije të mrekullueshme

Fitër-Bajrami është festa e madhe islame. Për këtë festë përgatisim sofër të pasur.  Të gjithë anëtarët e familjes dhe në këtë mënyrë forcohen lidhjet, ruhen familja dhe miqtë, transmeton Telegrafi.

Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme, ndërkaq ne po jua prezantojnë ato më të shpeshtat:

1. Çorba e Begut

Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.

2. Vegësh tradicional

Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.

3. Qebap haxhiu

Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

4. Musaka

Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

5. Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

6. Dollma apo japrak

Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

7. Pite të ndryshme

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.

Këto janë ëmbëlsirat më të njohura:

Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, bademe, shqind (fëstëkë)… Nuk mund të quhet Bajram nëse nuk është në sofër bakllavaja.

2. Tufahija

Tufahija është ushqim i ëmbël nga mollët e ziera të mbështjella me krem i cili bëhet nga arrat dhe bademet, ajka, sheqeri dhe kremi.

3. Hallva

Është ushqim i ëmbël nga mielli i grurit, yndyra dhe mjalti apo nga susami, mielli, mjalti dhe sheqeri. Ekzistojnë lloje të ndryshme: qeten-hallva, tahan-hallva, kos-hallva.

4. Tullumbat

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë i cili u jep formë ylli.

5. Ëmbëlsirë në formë hurme

Edhe një ëmbëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme nga vezët, mielli, margarina, vaji dhe uji.

6. Kadaif

Gatuhet nga petët e prera në mënyrë të veçantë, sheqeri dhe uji dhe shtojcave sipas dëshirës, p.sh. arra apo shqind.

7. Trileqe

Kjo ëmbëlsirë është e njohur për shkak që korja lyhet me tri lloje qumështi (prandaj edhe quhet trileqe). Në majë luhet me karamele. Kjo ëmbëlsirë është bërë shumë e popullarizuar gjatë tre vjetëve të fundit. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë