Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A duhet të hani patate nëse jeni duke mbajtur dietë?

Deri tani është thënë se personat, të cilët janë duke mbajtur dietë për të humbur peshë, nuk duhet të hanë patate, mirëpo a se është kjo e vërtetë në të gjitha rastet, zbulojeni në artikullin e mëposhtëm.

Për shkak se patatet përmbajnë një sasi të lartë të karbohrtateve, shumë persona e shmangin përdorimin e tyre. Gjithsesi, studimet e fundit tregojnë se konsumimi i patateve mund të ndihmoj në heqjen e peshës.

Për më shumë, ideja se patatet mund të shkaktojnë rritjen e peshës, është për shkak të produkteve me bazë patateje, siç janë patatet e skuqura dhe patatinat, të cilat janë dy produkte mjaft të dëmshme për shëndetin.

Nga ana tjetër, konsumimi i patateve të ziera, është një metodë e mirë për humbjen e peshës, për shkak se ju jep ndjesinë e ngopjes si dhe ju pasuron me karbohidratet e nevojshme. Ato gjithashtu janë të pasura me proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e muskujve si dhe përmirësimin e metabolizmit.

Studime të tjera tregojnë se patatet janë të mira edhe për personat me hipertension dhe me probleme të sistemit tretës

Youtube

Arkiva

Kategoritë