Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
40 vjet burg për 4 të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares 

Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 40 vjet burg katër të akzuarit, tre prej tyre të mitur, në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në gusht të vitit 2022.

Ekrem Rexhepi është dënuar me 15 vjet burg, tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili. Në këtë rast i akuzuar ishte edhe Shkëlqim Kameri, mirëpo i njëjti është liruar nga akuza në mungesë të provave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Fitim Limani, avokati mbrojtës i të akuzuarit Ekrem Rexhepi

“Po, sot ishte shpallja e vendimit, Ekrem Rexhepi u dënua me 15 vjet burg. Shkëlqim Kameri u lirua nga akuza. Të miturit G.R me 9 vjet burg, G.J dhe Xh.S me nga 8 vite burg” – tha avokati Fitim Limani për KALLXO.com.

Në dhjetor të vitit 2022, Prokuroria e Prishtinës ngriti aktakuzë ndaj Ekrem Rexhepit, Shkëlqim Kamerit dhe tre personave të mitur për rastin e dhunimit në gusht të një 11-vjeçareje.

Sipas dosjes së Prokurorisë, më 27 gusht 2022, në intervalin kohor prej orës 18:00 deri 20:00, në parkun e lagjes “Arbëria” të miturit G.J dhe Xh.S, e kanë takuar rastësisht të miturën dhe kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë e pastaj e kanë dhunuar seksualisht.

Sipas dosjes së organit ndjekës, kur e mitura ka bërtitur të pandehurit ia kanë mbyllur gojën e kur ajo është larguar në drejtim të shtëpisë së saj, të pandehurit e kanë tërhequr dhe kapur për dore pa dëshirën e saj duke e dërguar të miturën në një livadh të njohur me emrin ”Cigllana”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit e mitur e kanë shtrirë në tokë, ku i mituri me iniciale G.J e ka mbajtur në pjesën e sipërme të trupit gjersa Xh.S ka vazhduar ta dhunojë, e kur është larguar ai ka filluar i mituri G.R që të dhunojë të miturën, e gjatë kësaj kohe G.J ka qenë duke i’a mbajtur këmbët të miturës.

Prokuroria pretendon se këtë ngjarje të miturit G.R dhe Xh.S e kanë incizuar dhe i’a kanë dërguar një personi duke i akuzuar ata me veprën e keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

Nga këtu, sipas prokurorisë ngjarja ka vazhduar me njërin nga të miturit duke telefonuar të akuzuarin Ekrem Rexhepi, i cili kishte shkuar në vend ngjarje me veturën e tipit “Pickup” ku i ka marrë në veturë 3 të miturit bashkë me 11 vjeçaren, duke vazhduar rrugën drejt varrezave ku 2 të miturit kanë zbritur, e pas pak minutash më larg i akuzuari Ekrem Rexhepi edhe vetë e kishte dhunuar të miturën.

Ndërsa, këtë ngjarje prokuroria pretendon se e ka incizuar i mituri G.J i cili pastaj i’a ka dërguar një personi videon në rrjetet e tij sociale TikTok dhe Snapchat. Me këtë prokuroria e ngarkon me veprën keqpërdorim i fëmijëve në pornografi.

Sipas

aktakuzës, rreth orës 22:41, Ekrem Rexhepi ka telefonuar të akuzuarin tjetër Shkëlqim Kameri, duke i aranzhuar takim të njëjtit me viktimën, që më pas i’a ka huazuar veturën ku edhe i akuzuari Kameri e ka dhunuar seksualisht të miturën.

11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar në qershor dhe në gusht, për këto dy raste janë arrestuar tashmë 11 persona, derisa shumica prej tyre janë në paraburgim./kallxo.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë