Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shefi i Intensivës flet për gjendjen e gruas  shtatzënë që u aksidentua mbrëmë në rrugën Shtime-Ferizaj

Dje një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Shtime- Ferizaj, ku të vdekur mbetën katër persona, derisa dy të tjerë u dërguan në Emergjencë për shkak të lëndimeve të marra.

Njëri nga të mbijetuarit tashmë është duke u trajtuar në Klinikën Intensive në QKUK. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçare, që është shtatzënë në javën e 22-të. Për gjendjen e saj ka folur Shefi i Intensivës, Shaqir Uka.

Uka në një prononcim për Express tha se gruaja ka marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa foshnja është e mirë.

“Te Mjekimi Intensiv Qendror ka ardhë vetëm një prej të mbijetuarve. Është një paciente femër 27-vjeçare, shtatzënë 22 javësh. Ajo ka lëndime traumatike në regjionin e kokës më të lehta, regjionin e gjoksit, në regjionin e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme, lëndime të rënda, lëndime serioze, të cilat para ekzaminimit dhe trajtimit në qendrën emergjente vazhdojnë të monitorohen në Intensivë. Foshnja për momentin është mirë, sipas ekzaminimeve nga gjinekologu, është mirë”, tha Uka.

Lidhur me aksidentin tragjik, ka njoftuar edhe sot Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Për viktimat e aksidentit ka folur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu mbrëmë. Ai tha se dy prej viktimave janë nga fshati Dremjak i Ferizajt, ndërsa dy nga komuna e Shtimes.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë