Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfitimet e terapisë fizikale për paralizën cerebrale

Terapia fizikale shpesh herë është hapi i parë në trajtimin e paralizës cerebrale, qëllimi i se cilës është përmirësimi i  aftësive motorike dhe parandalimi i përkeqësimit të lëvizjeve, të cilat mund te theksohen   me kalimin e kohës. Terapia fizikale me metodat te cilat aplikon si: trajtimi termik, masazha, ushtrimet dhe përdorimi i pajisjeve speciale ka për qëllim te rritë fleksibilitetin dhe forcën muskulare për t’u dhënë fëmijëve me paralizë cerebrale më shumë pavarësi.

Shkalla në të cilën terapia fizikale ndihmon varet nga ashpërsia dhe lloji i secilit rast të paralizës cerebrale. Fëmijët me raste më të lehta të CP mund të kërkojnë vetëm disa terapi fizike për të trajtuar gjendjen e tyre. Në raste më të rënda nevojitet aplikimi i formave me komplekse te trajtimit multidiciplinar (neurologjik, ortopedi, kirurgjik etj.).

Përfitimet e terapisë fizikale për paralizën cerebrale

Ka shumë përfitime të terapisë fizikale, nga përmirësimi i lëvizshmërisë deri te parandalimi i komplikimeve të mundshme  si kontrakturat dhe dislokimet e kyçeve, duke e mbajtur trupin të fortë dhe fleksibël, shumë fëmijë me PC rrisin nivelin e tyre të mbështetjes te vetja përmes terapisë fizikale

Qëllimi kryesor i terapisë fizikale është të lehtësojë lëvizjet e përditshme për fëmijët me paralizë cerebrale, të përmirësoj kordinimin,balancin,forcen,fleksibilitetin,qendrushmerin,menaxhimin e dhimbjes, ecjen dhe shëndetin e përgjithshëm

Llojet e ushtrimeve të përdorura ndryshojnë dhe kanë përfitime specifike për çdo lloj paralize cerebrale.

Disa nga përfitimet te  llojet e ndryshme të paralizës cerebrale përfshijnë:

Forma Spastike – Terapia fizikale mund të zvogëlojë tensionin e muskujve dhe lëvizjet e vrullshme që lidhen me paralizën cerebrale spastike.

Forma Atonike – Njerëzit me paralizë cerebrale atonike përdorin terapi fizike për të rritur tonusin e muskujve dhe për të fituar më shumë kontroll mbi lëvizjet e tyre.

Forma Ataksike – Ka ushtrime që mund të përmirësojnë problemet e ekuilibrit dhe kordinimit me të cilat përballen ata me paralizë cerebrale ataksike.

Trapistët fizikë gjithashtu përshtatin trajtimin bazuar në formën e veçant të PC. Çështjet e lëvizjes te fëmijët me paralizë cerebrale mund të kufizohen në gjysmën e trupit (hemiplegjia), këmbëve (diplegji)  dhe të katër gjymtyrët (quadriplegia). Terapistët përshkruajnë ushtrime  të veçanta për hemipleginë, diplegjinë dhe kuadriplegjinë që mund ta ndihmojnë fëmijën të rifitojë lëvizjen në zonën e prekur me kalimin e kohës.

Terapia fizikale mund të trajtojë gjithashtu një sërë komplikimesh të cilat shfaqen te fëmijët me CP, duke përfshirë:

  • Skolioza, kifoza torakale ,lordozalumbare, pjerrësia e legenit, rrotullimi i legenit, pjerrësia e legenit.
  • Deformimi i gjurit, tetiva e Akilit e shkurtuar, deformime të duarve dhe kyçeve.

Çfarë duhet të presësh nga terapia fizikale

Terapia fizikale është e ndryshme për çdo fëmijë me paralizë cerebrale. Së pari, terapisti duhet të vlerësojë problemet e lëvizjes së fëmijës për të krijuar një plan trajtimi. Më pas, në përgjithësi, një kombinim i ushtrimeve, teknikave të relaksimit të muskujve dhe pajisjeve speciale të cilat përdoren për të përmirësuar lëvizjen.

Ushtrime

Ushtrimet për paralizën cerebrale janë të orientuara drejt trajtimit të tonusit të lartë ose të ulët të muskujve. Tonusi i lartë i muskujve shkakton ngurtësi dhe spasticitet, ndërsa tonusi i ulët i muskujve shkakton shumë fleksibilitet dhe dobësi.

Përmirësimi i tonusit të muskujve

Ushtrimet e fleksibilitetit dhe masazhet përdoren shpesh për fëmijët me paralizë cerebrale spastike, këto ushtrime jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e lëvizshmërisë, por gjithashtu mund të parandalojnë shtrëngimin e dhimbshëm të muskujve që mund të kërkojë korrigjim kirurgjik.

Ndihmon qëndrimin dhe ecjen

Ushtrime speciale përdoren gjithashtu për të ndihmuar me ecjen, qëndrimin, lëvizjet kalimtare dhe dëmtimet shqisore si prekja dhe ekuilibri

Youtube

Arkiva

Kategoritë