Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sëmundja e Alzheimerit Përhapja në Tru Fillon Shumë Herët se Simptomat e Para

Shkencëtarët kanë ardhur në përfundimin se sëmundja e Alzheimerit përparon ndryshe në tru nga sa ishte menduar më parë në bazë të hulumtimeve.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit dhe Shkolla Mjekësore e Universitetit të Harvardit tha se ata besojnë se sëmundja Alzheimer nuk fillon në një zonë të vetme të trurit duke u përhapur më pas në zona tjera.

Sipas gjetjeve të tyre, grupet e proteinave toksike që mendohet se janë përgjegjëse për sëmundjen e Alzheimerit prekin rajone të ndryshme të trurit dhe më pas grumbullohen aty gjatë dekadave.

Pra, më herët ishte menduar se sëmundja zhvillohen në një pjesë të trurit dhe më pas përhapet në rajone tjera, ndërsa zbulimi i ri thotë se ajo zhvillohet paralelisht në disa pjesë të trurit.

Hulumtimi, i publikuar në revistën Science Advances, është i pari që përdor të dhënat njerëzore për të përcaktuar shpejtësinë e proceseve molekulare që çojnë në sëmundjen e Alzheimer.

“Më parë është menduar se Alzheimer zhvillohet në mënyrë të ngjashme me kanceret, pra formohet në një rajon dhe më pas përhapet në pjesë tjera të trurit. Por në vend të kësaj, ne zbuluam se kur fillon Alzheimer, tashmë është prezent në rajone të shumta të trurit dhe përpjekja për të ndaluar përhapjen midis rajoneve do rezultojë me pak sukses”, tha studiuesi i Kembrixhit, Georg Meisl në një deklaratë për shtyp.

Studimi është kryer duke përdorur 100 incizime të trurit të personave që jetonin me sëmundjen dhe rreth 400 mostra të trurit të personave që kanë vdekur me këtë sëmundje.

Më parë ekzistonte teoria se sëmundja përparonte përmes një reaksioni zinxhir që prekte pjesë të ndryshme të trurit.

Kjo teori mbështetej në hulumtimet e bëra te minjtë dhe që mendohej se njëjtë ndodhte edhe te njerëzit./Burimi:Panorama

Youtube

Arkiva

Kategoritë