Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se pecetat higjenike në këtë dikaster do të jenë falas për gratë që punojnë aty.
Sipas Haxhiut, kjo është nevojë e jo luks.
“E drejta për t’u pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks. Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë”, ka shkruar Haxhiu.
Një praktikë e tillë, siç thotë Haxhiu, mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private.
“Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë”, shprehet ajo.
Njoftimi i plotë:
E drejta për tu pajisur me peceta higjenike është elementare për të gjitha gratë. Është nevojë dhe jo lluks.
Në Ministrinë e Drejtësisë, pecetat higjenike do të jenë për përdorim falas për të gjitha punëtoret e Ministrisë.
Praktika e tillë mbetet e vlefshme dhe e rëndësishme në të gjitha institucionet publike si dhe ato private.
Praktikat e tilla duhet të normalizohen duke thyer tabutë që ekzistojnë në shoqërinë tonë.