Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për drejtor të Shërbimeve të Përbashkëta Teknike Administrative dhe pesë pozita të lira të shefave të sektorëve të ndryshëm.
Për pozitën e drejtorit është kërkuar që kandidatët të kenë gjashtë vjet përvojë pune në këtë fushë, ndërsa tri prej tyre në pozitë menaxheriale.
Në QKUK poashtu janë hapur edhe pesë pozita të lira për:
Sheft të Sektorit për furnizim me barna dhe material hargjues medicinal në QKUK, i cili do të mbikëqyr punën e Barnatores Qendrore;
Shef të sektorit të pronës në QKUK dhe Shef i Sektorit të Prokurimit;
Shef të Sektorit të ushqimit dhe shërbimit të tij në QKUK; Dhe shef i Sektorit të mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore.
Konkursin e plotë mund ta gjeni KËTU.