Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
A janë të rrezikshme lodrat e plastikës për shëndetin e fëmijëve?

Një studim i kryer në New York solli disa fakte tronditëse. U zbulua se jashtëqitjet e foshnjave kanë 10 herë më shumë mikroplastikë se jashtëqitjet e të rriturve. Kjo tregon ekspozimin e foshnjave ndaj niveleve të larta të plastikës në vitet e para. Alban Haxhi, toksikolog, tha në Euronews Albania se kimikatet që përmbajnë lodrat plastike janë shumë të rrezikshme për fëmijët dhe mund të prekin mushkëritë, mëlçinë dhe trurin.

Haxhi shpjegoi se elementet përbërëse të plastikës, si ftalatet apo mineralet e rënda që u japin butësinë dhe elasticitetin disa lodrave, janë shumë të dëmshme dhe përqindja e tyre është më e madhe te lodrat elastike.

“Sa më elastike është lodra, aq më e dëmshme është, në varësi të plasticitetit, aq më e madhe është prania e këtyre mineraleve të rrezikshme. Slime, p.sh., ka fenole, përbërjet e benzemit që janë toksike. Pasojat nisin që nga dëmtimet alergjike dhe nëse kanë përbërje mërkuri, mund të prekin mëlçinë, mushkërinë dhe sistemin nervor të fëmijës”, tregoi toksikologu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë