Çrregullimi i spektrit të autizmit përkon me një paaftësi zhvillimore, të shkaktuar nga ndryshimet në tru dhe është më se e zakonshme. Autizmi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, por janë disa shenja që ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar.
“Simptomat e autizmit nuk janë gjithmonë të dukshme, sepse shenjat mund të ndryshojnë nga individi në individ”, shprehet Steven Pastyrnak, psikolog dhe pediatër.
Ndërsa Daniel Ganjian, pediatër në qendrën shëndetësore të Saint John në Santa Monica shprehet se: “Autizmi është një spektër, kështu, ka autizëm të butë, të moderuar dhe të rëndë. Kur kemi të bëjmë me një autizëm të rëndë, shenjat janë më të lehta për t’u dalluar, ndërsa rastet e lehta dhe të moderuara, më të vështira”.