Mot i acartë do të kaploj vendin, me ditë të akullta, ku temperaturat maksimale do të mbesin nën 0C.
Të dielën e të hënën mbeten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell.
Temperaturat do të sillen nga -3 deri në -7 gradë Celsius.
Këtë fundjavë edhe po parashihet të frynë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h.