Më 4 shkurt shënohet Dita Botërore e Kancerit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.
Më 4 shkurt shënohet në mbarë botën Dita Botërore e Kancerit.
Ministria e Shëndetësisë(MSh) ka thënë se qëllimi i kësaj dite është të informojë dhe inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.
“Tema e këtij viti është “mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Tutje MSh-ja ka thënë se për këtë qëllim, ka themeluar grupin punues, i cili është i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, me qëllim zhvillimin e Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.