Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Regjimi më i Mirë Ushqimor për Njerëzit që Vuajnë nga Osteoporoza 

Osteoporoza është një sëmundje, simptomat e së cilës shfaqen atëherë kur është shumë vonë.

Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme përse duhet të rrisni dozat e kalçiumit për të shmangur komplikimet në fazat e tjera të jetës.

Osteoporoza njihet si sëmundje e heshtur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dalëngadalë ajo gërryen kockat duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm.

Ushqyesit e Nevojshëm Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Osteoporoza 

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të fokusohen tek këto ushqyes që të mos kenë mungesa:

  • Kalçium
  • Vitamina D
  • Proteina
  • Vitamina C
  • Magnezi
  • Vitamina K
  • Zink

Regjimi Më I Mirë Ushqimor Për Njerëzit Që Vuajnë Nga Osteoporoza

Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar planin ushqimor për shtatë ditë të javës që ju ndihmon të mirëmbani shëndetin e kockave.

Dita e Parë 

Për mëngjes këshillohet lëng portokalli, një filxhan çaji drithëra të plota dhe 120 ml qumësht.

Për drekë, këshillohet 70 gramë mish viçi pa dhjamë, sallatë jeshile, një vezë e zier fort dhe 240 ml qumësht.

Pas zemër mund të hani një portokall ndërsa në darkë 70 gramë mish pule, gjysëm filxhan çaji brokoli, treçerek filxhan çaji oriz, 2 feta bukë e një filxhan çaji luleshtrydhe.

Dita e Dytë 

Për mëngjes mund të konsumoni një fetë buke drithi të plotë e të thekur me reçel ose salcë avokado, një gotë lëng portokalli ose gjysëm gote qumësht të skremuar.

Për drekë mund të hani perime të pjekura, sallatë jeshile, një vezë të zier fort dhe fruta pylli.

Për zemër mund të hani një filxhan kos me fruta pylli, ndërsa për darkë mund të hani makarona me drith të plotë, mish pule në skarë, kungull, karrota dhe domate të pjekura me vaj ulliri.

Dita e Tretë 

Për mëngjes mund të hani një tas me tërshërë të shoqëruar me mollë ose rrush të thatë dhe një gotë lëng portokalli.

Për drekë mund të hani një panine me perime, sallatë jeshile, djathë, kastravec ose domate dhe një fetë shalqi në fund.

Për zemër mund të hani një frut: banana, portokall ose një racion luleshtrydhe.

Për darkë mund të hani mish pule të pjekur me speca jeshilë, qepë, kinoa dhe pure patate.

Dita e Katërt

Për mëngjes mund të hani vezë të rrahura e të skuqura me perime si spinaqi dhe specat si dhe një patate të pjekur në furrë të shoqëruar me pak djathë.

Për drekë mund të hani perime të pjekura ose të skarës të marinuar me vaj ulliri dhe më pas një mollë ose një banana.

Për zemër mund të hani kos me fruta ndërsa për darkë, mish pule të skarës me shparg, kërpudha dhe kungulleshka.

Dita e Pestë

Për mëngjes mund të hani drithëra të plota me luleshtrydhe, një gotë qumësht dhe një banana të vogël.

Për drekë mund të hani supë me perime dhe një sallatë jeshile të shoqëruar me domate dhe borzilok.

Për darkë mund të hani makarona me drith të plotë të shoqëruar me perime dhe një racion të vogël fruta.

Dita e Gjashtë

Për mëngjes mund të hani krepa të shoqëruar me reçe lose mjaltë dhe një gotë qumësht ose lëng portokalli.

Për drekë mund të hani një supë me perime ose gjellë me fasule, të shoqëruar me sallatë jeshile me speca dhe fasule të zeza.

Më pas mund të hani një mollë, portokall ose banana dhe për zemër një biskotë me drithë të plotë dhe pak djathë.

Në darkë mund të hani lasanja me spinaq dhe djathë me pak yndyrë të shoqëruar me sallatë jeshile ose perimesh.

Dita e Shtatë

Për mëngjes mund të hani një omletë me domate, spinaq e perime të tjera të shoqëruar me një gotë lëng portokalli ose qumësht.

Për drekë mund të hani salmon të pjekur të shoqëruar me një simit me drith të plotë dhe pure patate.

Pas dreke mund të hani një grusht me bajame pa kripë.

Për darkë mund të hani fasule, avokado dhe djathë bashkë me një sallatë fshati me djathë të freskët.

Regjimi i mësipërm është i rekomanduar nga Shoqata Amerikane Për Dieta të Shëndetshme./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë