Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjidhënia, faktori që zvogëlon ndjeshëm rrezikun ndaj diabetit të tipit II tek gratë

Si për nënën ashtu edhe për fëmijën, benefitet që sjell gjidhënia janë të shumta.

Si rezultat i kësaj, një nga të mirat që sjell gjidhënia tek gratë është edhe mbrojtja nga rreziku për t’u përballur me diabetin e tipit II .

Studimi i mëparshëm ka treguar një lidhje mes ushqyerjes me gji dhe diabetit të tipit II.

Në këtë studim, studiuesit monitoruan më shumë se një mijë gra, për një periudhë 30-vjeçare.

Studiuesit analizuan të dhënat dhe gjetën se gratë gjidhënëse për gjashtë muaj ose më shumë kishin zvogëluar për 25% rreziqet për zhvillimin e diabetit të tipit II, krahasuar me nënat që nuk kishin praktikuan gjidhënien (për arsyje të ndryshme shëndetësore).

Kjo sugjeron se marrëdhënia mes gjidhënies dhe rrezikut të zvogëluar për zhvillimin e diabetit bazohet në mekanizma biologjik që lidhen drejtpërdrejt me gjidhënien. /Belly Belly

Youtube

Arkiva

Kategoritë