Si për nënën ashtu edhe për fëmijën, benefitet që sjell gjidhënia janë të shumta.
Si rezultat i kësaj, një nga të mirat që sjell gjidhënia tek gratë është edhe mbrojtja nga rreziku për t’u përballur me diabetin e tipit II .
Studimi i mëparshëm ka treguar një lidhje mes ushqyerjes me gji dhe diabetit të tipit II.
Në këtë studim, studiuesit monitoruan më shumë se një mijë gra, për një periudhë 30-vjeçare.
Studiuesit analizuan të dhënat dhe gjetën se gratë gjidhënëse për gjashtë muaj ose më shumë kishin zvogëluar për 25% rreziqet për zhvillimin e diabetit të tipit II, krahasuar me nënat që nuk kishin praktikuan gjidhënien (për arsyje të ndryshme shëndetësore).
Kjo sugjeron se marrëdhënia mes gjidhënies dhe rrezikut të zvogëluar për zhvillimin e diabetit bazohet në mekanizma biologjik që lidhen drejtpërdrejt me gjidhënien. /Belly Belly