Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Katër ushqime ideale nëse keni probleme me aneminë

Dobësia, marramendja, dhimbja e kokës ose mungesa e forcës janë simptomat më të zakonshme të anemisë.

Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, do të ishte mirë të shihni një mjek. Në shumë raste, anemia shkaktohet nga një dietë joadekuate që nuk përfshin mjaftueshëm hekur, acid folik ose vitaminë B12.

Këto substanca mund të gjenden më së shumti në ushqimet e mëposhtme.

Susam

Susami është një opsion ideal nëse vuani nga anemia. Mund ta konsumoni duke përzier një lugë çaji me ujë dhe duke e lënë të qëndrojë për rreth dy orë. Më pas kullojini farat e susamit dhe grijini ato. Pas kësaj, shtoni një lugë çaji mjaltë dhe përzieni mirë. Këshillohet që ta merrni këtë përzierje dy herë në ditë.

Spinaqi

Spinaqi është një burim fantastik i antioksidantëve, kaliumit, hekurit, magnezit, vitaminave B dhe vitaminës C. Është i ulët në kalori dhe i pasur me fibra.

Domate

Domatet janë të nevojshme në mënyrë që trupi të absorbojë më mirë hekurin. Janë të pasura me vitaminë C dhe likopen dhe mund ta shtoni në sallata ose të bëni salcë.

Panxhari

Panxhari është pothuajse më efektivi kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të anemisë. Studimet e kryera kanë arritur në përfundimin se duke konsumuar rregullisht këtë ushqim, mund ta zgjidhni problemin e mungesës së hekurit pothuajse për gjithë jetën.

Panxhari është i pasur me hekur dhe është gjithashtu i shkëlqyeshëm për presionin e gjakut. Hidhni 3 panxhar, 3 mollë, 3 karota, mjaltë dhe 2 limonë – do të merrni një smoothie të mirë për të gjithë trupin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë