Është e vërtetë se disa infeksione të frymëmarrjes dhe baktere mund të luajnë një rol në sindromën e vdekjes së papritur të foshnjave, por nuk ka dëshmi që vërtetojnë se puthja ndikon.
Thjesht, fëmija juaj nuk do të jetë në një rrezik në rritje të SIDS nga një puthje. Ajo që rrit rrezikun e vdekjes së papritur është se si sistemi imun i fëmijës suaj i përgjigjet infeksioneve.
Të gjitha foshnjat janë të ekspozuara ndaj viruseve dhe baktereve teksa marrin frymë, nga sipërfaqet në shtëpitë e tyre dhe nga njerëzit që kujdesen për ta. Kjo është pjesë e jetës normale. Shumica e foshnjave janë në gjendje të luftojnë infeksionin nga këto ekspozime të përditshme, me atë që quhet një përgjigje e balancuar inflamatore.
Ndërsa tek foshnjat që ndodh vdekja e papritur, reagimi i sistemit imun është shumë i dobët. Edhe një infeksion i butë mund të shkaktojë një problem për këto foshnje.
Faktorë të tjerë, siç është mënyra sesi e vendosni në gjumë ose mjedisi i shtëpisë mund të rrisin rrezikun.
Për shembull, vendosja e foshnjës për të fjetur barkas do të rrisë më shumë se ç’duhet temperaturën dhe krijon mundësinë e shfaqjes së disa baktereve në fyt. Sipas pernenat.al, ndërsa në një ambient ku është pirë cigare, fëmija do të kollitet shumë e është më i ekspozuar ndaj infeksioneve.
Disa masa për të mbrojtur fëmijën nga infeksionet:
Lani duart rregullisht përpara se të mbani fëmijën, veçanërisht nëse keni qenë jashtë ose keni takuar njerëz të tjerë.
Strerilizoni shtratin dhe biberonin e bebit.
Mos lejoni të rriturit që janë me të ftohtë ose me grip të puthin fëmijën.
Masa për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së papritur:
Vendoseni fëmijën në gjumë me shpinë.
Asnjëherë mos bini në gjumë në një divan ose kolltuk me fëmijën tuaj.
Mos pini duhan gjatë shtatzanisë dhe pas lindjes.
Mos e vishni shumë fëmijën kur fle.
Mbajani kokën zbuluar kur është në gjumë.
Ushqejeni me gji fëmijën nëse mundeni sepse qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar.